Testi i Matjes së Nivelit të Mineraleve në Flokë

Të gjithë ne duam një jetë të shëndetshme me sa më pak probleme të jetë e mundur. Por në jetën tonë të përditshme, për fat të keq ndeshemi me probleme shëndetësore dhe shpesh pyesim veten pse po ndodhin dhe cili është shkaku i tyre i vërtetë. Përmes kësaj metode të re të testimit kemi zbuluar se shumë sëmundje janë rezultat i ç’ekuilibrimit të mineraleve në trupin tonë. Këtu mund të përmendim disa prej tyre siç janë: Lodhja e adrenalinës, ç'rregullimet e tiroides, ç’ekuilibrimi hormonal, ç'rregullimet e humorit, ankthi, depresioni, pagjumësia, sistemi imunitar, humbja e oreksit etj. Prandaj mund të themi se një gjëndje e ekuilibruar mineralesh do të ndihmonte trupin tonë të rritej, zhvillohej dhe të qëndronte i shëndetshëm.

Ç’farë kuptojmë me Programin e Balancimit?

Kjo metodë testimi ka qenë përdorur për të paktën 100 vjet në mbarë botën. Nutritional Balancing është një program që shëron shumë sëmundje në mënyrë natyrale, pa ilaçe. Duke ndjekur këtë rrugë, ndodh shërimi i trupit dhe zhvillimi i mendjes. Një nga mënyrat më të lashta dhe të shkëlqyera për të matur vitalitetin ose forcën e jetës, është vlerësimi i ekuilibrit të kimisë së trupit.
“Nutritional Balancing’’ është një sistem shërimi , i cili i ka ndërtuar themelet e tij duke u bazuar mbi teorinë e shkencës mjekësore Perendimore, plus shumë parime të shkencës shëruese Lindore . Krijuesi, Dr. Paul Eck, që ishte një mjek shumë i talentuar, filloi të hulumtonte ushqimin dhe shëndetin në një moshë shumë të re. Ai zbatoi të gjitha njohuritë e tij për teorinë e sëmundjes së stresit, shtypjen metabolike, bio-disponueshmërinë e mineraleve dhe shumë më tepër, bazuar në rezultatet e eksperimentimit me analizën e mineraleve të flokëve.
Dr. Paul Eck zbuloi mënyrat themelore për të bërë shërimin e tërë sistemit, që është e vetmja mënyrë e shërimit të trupit në nivelin më të thellë. Përmes kësaj shkence të re, ai arriti një mënyrë për të balancuar kiminë e trupit në mënyrë korrekte dhe të vazhdueshme, duke lejuar trupin të rindërtojë ngadalë dhe të rivendosë sistemet e tij të enzimave.

Parandalimi i shumë sëmundjeve nëpërmjet Analizës së Flokut:

Pse flokët? Flokët grumbullojnë metale toksike, sepse flokët janë një ind ekskretues. Kjo do të thotë që çdo gjë që hyn në flokë do të hiqet nga trupi. Kështu që trupi shpesh shkarkon helmet duke i shmangur ato në flokë dhe lëkurë.
Testi mineral i flokëve është gjithashtu unik në atë që është një test i biopsisë që jep një pamje të brendshme të qelizave të trupit. Një biopsi është një analizë e një indi të trupit. Asnjë nga metodat e tjera nuk e bën këtë direkt. Testi mat nivelin e 20 ose më shumë mineraleve dhe metaleve toksike në flokë. Konsiderohet si një test standard i përdorur në të gjithë botën për monitorimin biologjik të gjurmëve të elementëve dhe metaleve toksike.

Rëndësia e mineraleve dhe roli i tyre në trupin tonë:

Mineralet përfshihen në pothuajse çdo proçes metabolik në trup - që do të thotë se ato janë absolutisht të domosdoshme për rritjen dhe zhvillimin. Mineralet janë thelbësore për trupin e njeriut, por ndryshe nga vitaminat, mineralet nuk mund të prodhohen nga trupi dhe duhet të merren nga jashtë përmes ushqimit tonë. Në fakt mineralet kërkohen të përdorin siç duhet vitaminat dhe enzimat. Në organizmat e gjallë, mineralet funksionojnë si bashkë-enzima dhe katalizatorë, të cilat i mundësojnë trupit të kryejë funksionet natyrore siç janë prodhimi i energjisë, rritja, rigjenerimi dhe zhvillimi.
Vitaminat dhe mineralet janë përdorur, jo vetëm për të zëvendësuar mangësitë, por për të ekuilibruar kiminë e trupit. Analiza e flokëve përdoret për të përcaktuar nivelin e mineraleve dhe ka avantazhin që na lejon të shohim efektet aktuale qelizore që mineralet kanë në trupin tonë, sepse flokët janë një ind i trupit. Nutritional Balancing nuk trajton sëmundjet specifike; ajo trajton një trup të dobësuar nga ushqimet e denatyruara dhe toksinat mjedisore.
Mineralet ndihmojnë trupin tuaj të rritet, zhvillohet dhe të mbetet i shëndetshëm. Trupi i përdor mineralet për të kryer shumë funksione të ndryshme që nga ndërtimi i kockave të forta deri te transmetimi i impulseve nervore. Disa minerale madje përdoren për të prodhuar hormone ose për të ruajtur një rrahje normale të zemrës.
Tre grupet e elementëve të testuar janë:
  1. Makromineralet (këto përfshin kalçium, magnesium, natrium, kalium, fosfor, squfur)
  2. Mineralet e Lehta (këto përfshin hekur, zink, bakër, mangan , selenium, krom, kobalt, molibdenium, litium dhe të tjera)
  3. Mineralet Toksike (këto përfshin plumb, mërkur, kadmium, arsenik, alumin dhe nikel )

Sëmundjet dhe Proçesi i Shërimit?

Është e rëndësishme të kuptohet që proçesi i sëmundjes në thelb përfshin: 1) ngadalësimin e shkallës së oksidimit; 2) oksigjenimin e zvogëluar dhe hidratimin e indeve; 3) bllokimi i sistemit me toksina të të gjitha llojeve; dhe 4) 'Ndarje' ose grumbullim oksidesh në trup. Oksidet shkaktojnë dëme oksiduese.
Shërimi është proçesi i rivendosjes së shëndetit nga një organizëm i ç'balancuar, i sëmurë, i dëmtuar apo që ka humbur vitalitetin.
Shërimi konsiston në ndryshimin e proçesit të sëmundjes: 1) Heqjen e oksideve, infeksioneve dhe toksinave të tjera; 2) Rivendosja e reaksioneve të oksidimit të trupit; 3) Rivendosja e oksigjenimit dhe hidratimit; dhe 4) Balancimi i shkallës së oksidimit. Balancimi i shkallës së oksidimit është shpesh i ngadaltë dhe i vështirë, sepse kërkon rivendosjen e aktivitetit të miliona enzimave në të gjithë trupin.

Pse analiza e flokëve është kaq e rëndësishme krahasuar me testet e tjera në gjak, urinë etj?

Ndërsa testet e gjakut gjithmonë do të jenë të vlefshme në përcaktimin e një numri parametrash, ato nuk janë në gjendje të japin informacionin që dikush mund të marrë nga një Analizë e Mineraleve të Flokëve. Arsyet për këtë janë:
    • Nivelet e mineraleve në gjak janë dhjetë herë më pak sesa janë në inde, duke e bërë më të vështirë matjen e tyre.
    • Trupi ruan nivelin e gjakut brenda parametrave shumë të ngushtë duke e realizuar këtë gjë në kurriz të shëndetit qelizor. Kjo do të thotë që problemet nuk do të shfaqen në gjak derisa të kenë arritur një fazë kritike të zhvillimit, ndoshta mund të marrë vite pas zbulimit të tyre të mundshëm përmes analizave të flokëve.
    • Metalet toksike janë më të lehta për tu zbuluar në flokë sesa në gjak. Ato nuk gjenden në përqëndrime të larta në gjak, përveç rastit nëse testi kryhet menjëherë pas një ekspozimi akut. Shumica e metaleve toksike grumbullohen në indet e buta, përfshirë flokët, pasi trupi punon për t'i transferuar ato në vendet ku do të bëjnë më pak dëme.

Testi i Urinës:

Me anë të këtij testi ne masim sasinë e mineraleve që janë nxjerrë jashtë, jo atë që absorbohet ose ruhet nga trupi.