The Hipotalamusi është një zonë e vogël e trurit, afër gjëndrës së hipofizës që ndihmon në stimulimin e funksioneve kryesore. Për shembull, hipotalamusi vepron si lidhës midis sistemit endokrin dhe atij nervor. Për ta arritur këtë gjë ai merr pjesë në shumë funksione thelbësore të trupit siç janë:
• temperatura e trupit
• etja
• kontrollin e oreksit dhe peshës
• emocionet
• ciklet e gjumit
• seksin
• lindja e fëmijës
• presionin e gjakut dhe rrahjet e zemrës
• prodhimi i lëngjeve tretëse
• balancimin e lëngjeve trupore
Së bashku, hipotalamusi dhe gjëndra e hipofizës kontrollojnë shumë nga gjëndrat që prodhojnë hormone të trupit, të quajtura Sistemi Endokrin. Kjo përfshin pjesën e jashtme të adrenalinës (adrenal cortex), gonadet dhe tiroiden.
Hormonet e sekretuara nga hipotalamusi përfshijnë:
• hormonin anti-diuretik, i cili rrit sasinë e ujit që absorbohet në gjak nga veshkat.
• hormoni çlirues i kortikotropinës, i cili ndihmon në rregullimin e metabolizmit dhe reagimit imunitar duke punuar me hipofizën dhe gjëndrën mbiveshkore për të lëshuar steroide të caktuara.
• hormoni çlirues i gonadotropinës, i cili udhëzon hipofizën të lëshojë më shumë hormone që mbajnë funksionimin e organeve seksuale.
• oksitocina, një hormon i përfshirë në disa proçese, përfshirë lirimin e qumështit të gjirit të nënës, moderimin e temperaturës së trupit dhe rregullimin e cikleve të gjumit.
• hormonet që kontrollojnë prolaktinën, të cilat i thonë hipofizës të fillojë ose të ndalojë prodhimin e qumështit te nënat me gji.
• hormoni çlirues i tirotropinës aktivizon tiroiden, e cila çliron hormonet që rregullojnë metabolizmin, nivelet e energjisë dhe rritjen e zhvillimit.
Hipotalamusi gjithashtu ndikon drejtpërdrejt në hormonet e rritjes. Ai komandon hipofizën të rrisë ose zvogëlojë praninë e tyre në trup, gjë që është thelbësore si për fëmijët në rritje ashtu edhe për të rriturit.
Kur hipotalamusi nuk punon siç duhet, kjo mund të shkaktojë probleme në trup që çojnë në një gamë të gjerë ç’rregullimesh. Ruajtja e ekuilibrit të hipotalamusit është jetësore për shëndetin tonë.
Si të rregulloni hipotalamusin?
Ç’balancimi i funksionit të hipotalamusit është një nga shkaqet kryesore të shumë sëmundejeve të shfaqura në trupat tanë.
Kjo është arsyeja pse ne rekomandojmë përdorimin e Genesis Gold® dhe Sacred Seven për njerëzit që kanë nevojë për një mbështetje shtesë hipotalamike. Ndërsa Genesis Gold® dhe Sacred Seven® janë krijuar të dyja për të balancuar hipotalamusin tuaj, kur merren së bashku ata optimizojnë shërimin tuaj fuqishëm.
Genesis Gold
Genesis Gold® siguron ushqimin themelor dhe prania e bimëve adaptogjenike shërbejnë për të mbështetur tiroiden, veshkat, gonadet, sistemin imunitar dhe metabolizmin e duhur të glukozës. Kjo i ndihmon qelizat tuaja të prodhojnë më shumë energji.
Genesis Gold® i ndihmon hormonet të futen në qelizat tuaja duke rritur aktivitetin qelizorë të receptorëve. Kjo është thelbësore për shërimin e simptomave siç janë lodhja e adrenalinës, hipotiroidizmi, sindroma para menstruale, perimenopauza, andropauza, menopauza, infertiliteti dhe rezistenca ndaj insulinës.
• Mban hormonet në harmoni
Genesis Gold® ka një përbërje të veçantë aminoacidesh hipotalamike të krijuara për të balancuar hormonet tuaja të adrenalinës, tiroides dhe seksit.
• Përmirëson prodhimin e energjisë
Genesis Gold® siguron fitonutrientë për të rritur prodhimin e energjisë mitokondriale e cila optimizon shpejtësinë tuaj metabolike.
• Optimizon funksionin imunitar
Genesis Gold® siguron fitonutrientë për të ndihmuar trupin tuaj të luftojë infeksionet, të ulë mbindjeshmërinë dhe reaksionet e alergjisë dhe autoimunitetit.
• Mbështet tretjen e shëndetshme
Formula Genesis Gold® ndihmon tretjen e ushqimit, përfshirë enzimat dhe probiotikët me spektër të gjerë për t'ju ndihmuar të tretni dhe përthithni më mirë lëndët ushqyese nga ushqimi juaj.
• Ekuilibron Kiminë e Trurit
Genesis Gold® siguron aminoacidet dhe fitonutrientët për të stabilizuar gjendjen shpirtërore, për të shtuar gjumin, për të rritur kujtesën, për të përmirësuar përqëndrimin.
•Përmirëson Detoksifikimin
Genesis Gold® siguron fitonutrientët për të rritur funksionin e detoksifikimit në mëlçi, veshka dhe në qelizat tuaja.
Sacred Seven është i vetmi kombinim aminoacidesh i krijuar posaçërisht për të mbështetur hipotalamusin. Eshtë ndër përbërësit kryesor të Genesis Gold® dhe në shishe të veçanta për ata që kanë nevojë për një mbështetje shtesë.
Sacred Seven® shpejton shërimin e hipotalamusit tuaj. Por nuk mjafton për t'ju shëruar pa bashkëpunimin e Genesis Gold® për të siguruar të gjitha mikroelementët që ju nevojiten për të ekuilibruar të gjithë sistemin tuaj neuro-imun-endokrin.
Balancimi i hipotalamusit kërkon kohë. Diferenca midis aminoacideve të Sacred Seven® dhe aminoacideve të tjera të formës së lirë është raporti i secilit aminoacid individual.
Aminoacidet e formës së lirë zakonisht imitojnë raportin e asaj që gjendet në ushqime të pasura me proteina dhe rekomandohen nëse nuk merrni mjaftueshëm proteina. Ato nuk ndikojnë në funksionin hipotalamik. Rregullimi i raporteve ndryshon efektet e aminoacideve.
Sapo hipotalamusi juaj të marrë atë që i duhet, ai do të fillojë të përqëndrohet në atë që nevojitet për t’u shëruar së pari. Jo gjithmonë ajo që ndieni ju dëmton më shumë. Për shembull, ju mund të jeni të lodhur dhe thjesht dëshironi më shumë energji. Por hipotalamusi juaj së pari ka nevojë për një shtëpi të pastër. Kështu që përdor fitonutrientët në Genesis Gold® për të detoksifikuar trupin tuaj - mëlçinë, zorrën e trashë, veshkat, qelizat tuaja, para se të rrisë prodhimin tuaj të energjisë.
Kështu që ju mund të ndjeni një përkeqësim ,para se të ndjeni përmirësimin e duhur.Por ia vlen, sepse po shëroheni natyrshëm nga brenda dhe jashtë. Duke i dhënë trupit tuaj atë që i nevojitet për të korrigjuar ç’ekuilibrimet e krijuara. Hipotalamusi nëpërmjet përmbajtjes së elementeve në G.Gold & S. Seven përmirëson komunikimin midis të gjitha sistemeve të trupit tuaj, madje edhe me ADN-në tuaj.
Bëni durim. Ju nuk u sëmurët brenda natës. Duhet kohë për tu shëruar.
Por nëse e mbështesni hipotalamusin tuaj me Genesis Gold® dhe Sacred Seven ju do ta ndihmoni atë që t’ju shërojë natyrshëm nga brenda.
Mund ta mare gjithkush kete suplement?
Mirëmbrëma Arbiana,
Ju falenderoj për pyetjen tuaj.
Ky suplement nuk mund t’ju rekomandohet klienteve pa praninë e rezultateve të marra paraprakisht nga Testi Mineral i Flokut, sepse është shumë i rëndësishem të dime nivelin e mineraleve dhe të hormoneve në trupin tonë përpara se ne të rekomandojmë dozën aktuale dhe përdorimin e suplementit për klientin.